njoftime

SONDAZHI KOMBËTAR I STUDENTËVE 2024-2025

SONDAZHI KOMBËTAR I STUDENTËVE 2024 – 2025

  DËGJOJMË ZËRIN TUAJ!

 

Të dashur studentë!

Hapet Sondazhi Kombëtar i Studentëve për vitin akademik 2024-2025. Ky sondazh është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë studentët të shprehin mendimet dhe përvojat e tyre në lidhje me arsimimin në IAL-et tona . Nëpërmjet këtij sondazhi, ne synojmë të krijojmë një platformë ku zëri i studentëve të jetë në qendër të vëmendjes.

Përse është e rëndësishme të plotësoni pyetësorin?

Zëri juaj është i rëndësishëm”: Çdo përgjigje dhe opinion është thelbësor për politikat e ardhshme të arsimit. Angazhimi juaj do të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi arsimor më të mirë dhe më reagues ndaj nevojave tuaja.

Përmirësimi i kushteve të studimit”: Nëpërmjet këtij sondazhi, ne do të identifikojmë ndërhyrjet që janë të nevojshme për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe kushtet e studimit.

Si mund të merrni pjesë?

Plotësoni pyetësorin duke klikuar në linkun e dërguar në adresat tuaja të univlorës. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shprehin mendimet e tyre dhe të kontribuojnë në avancimin e arsimit në vendin tonë.

Bashkohu me ne në këtë përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor dhe bëj ndryshimin që dëshiron të shohësh!

FALEMINDERIT PËR ANGAZHIMIN TUAJ!