njoftim punesim njoftime

Konkurs për anëtar në Asamblenë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka rishpallur konkursin për anëtar në Asamblenë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për titullin akademik, përkatësisht:

  1. Në shkencat shoqërore albanologjike,

“1 (një) vend për shkencën e historisë për titullin akademik”

Referuar Vendimit të Kryesisë Nr. 18, datë 01.04.2025 “Për avancim në titullin akademik dhe rishpallje e një vendi për titullin akademik” është vendosur:

  1. Fillimi i procedurës së avancimit për titullin akademik për tre kandidatë të asociuar.
  2. Seksionet të ushtrojnë kompetencat e tyre sipas nenit 7, pika 10 e Statutit, bazuar në kërkesat e Aneksit nr. 2, deri më datë 30 prill 2025. Depozitimi i dokumentacionit të kandidimit bëhet prane komisionit Teknik.
  3. Rishpalljen për 1 (një) vend për shkencën e historise për titullin akademik.
  4. Paraqitja e interesit për konkurrim është nga data 1 prill 2025 deri më datë 30 prill 2025.
    Verifikimi e shqyrtimi i plotësimit te kritereve ligjore nga komisioni teknik pranë ASh bëhet nga data 30 prill 2025 deri më datë 10 maj 2025.
  • Dokumentet që kërkohen janë;
  • Kërkesë për kandidim me mbështetjen e parashikuar në nenin 7, pika 5 e Statutit të ASH, në të cilin thuhet: – Kandidimi bëhet nga çdo i interesuar, me mbështetjen e dy akademikëve ose dy ekspertëve, me së paku gradën “Doktor i Shkencave”.
  • CV e plote, perfshire bibliografine e plote te botimeve, e ndarê para marrjes se titullit
    “Profesor” dhe pas tij;
  • Dokumenti i marrjes sẽ titullit “Profesor”.
  • Plotësimi i “Formularëve të vetëdeklarimit per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emërohen ose ushtrojn funksione publike” – referuar ligjit nr. 138/2015, “Për organizimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emërohen ose ushtrojne funksione publike”;
  • Plotesimi i formularit referuar ligjit nr. 45/2015 “Per të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit te Republikës Popullore Socialiste te Shqipërise”.
  1. Vlerësimi i motivuar nga njësia baze universitare a kerkimore ku punon ose ka ushtruar aktivitetin kryesor kandidati, si dhe nga senati apo keshilli shkencor ku kandidati ka fituar titullin
    “Profesor”. Vlerësimi bähet përmes votës konsultative për mbështetjen ose jo te kandidatures, nga data 10 Maj 2025 deri më date 20 Qershor 2025.
  1. Shgyrtimi i kandidaturave ne komisionet dhe seksionet shkencore të ASH bëhen në periudhën 20 Qershor 2025- 5 Korrik 2025.
  2. Votimi i kandidaturave në Asamblenë e ASH bëhet deri në fund te muajit korrik 2025.

Për informacione më të detajuara bashkëlidhur do të gjeni shkresën Nr. 595/3 Prot, datë 04.04.2025 të Akademisë së Shkencave si dhe Vendimin e Kryesisë Nr. 18, datë 01.04.2025.

Njoftimi i plote