njoftime

Takimi i parë i Këshillit Studentor të UV

Sot në ambjentet e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë Rektorja Prof.Dr.Aurela Saliaj zhvilloi takimin e parë me fituesit e Këshillit Studentor për Faklutetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore, Fakultetin e Shëndetit, Fakultetin e Shkencave Humane, Fakultetit të Ekonomisë.

Qëllimi i  këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve që shqetësojnë studentët, përmirësimin e kushteve të studimit dhe jetesës studentore .

Në takim u diskutua  gjithashtu për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, angazhimin e studentëve në projekte sociale dhe akademike, përfshirja e studentëve për të pasur një rol aktiv në vendimarrje.

U fol për krijimin e një Gazete Studentore ku do prodhohet nga vetë studentët, gazeta do të jetë e fokusuar te temat dhe interesat që lidhen me jetën studentore.