njoftime

FOKUS-GRUPE ME STUDENTË NË PRAG DIPLOMIMI TË PROGRAMEVE BACHELOR, NË FAKULTETIN E SHËNDETIT, TË REALIZUARA GJATË MUAJIT MARS 2025

Gjatë muajit mars 2025, u organizuan fokus-grupe me studentët e Fakultetit të Shëndetit, me qëllim që të mblidhen mendimet dhe përvojat e tyre gjatë eksperiencës në UV.

Në kuadër të procesit të akreditimit periodik të programeve bachelor në Fakultetin e  Shëndetit (FSH), në zbatim të Standardeve dhe Kritereve të Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.531, datë 11.09.2018, si dhe vendimit Nr. 824, datë 24.12.2021 për miratimin e kodit të cilësisë së arsimit të lartë, Standardi III.1, Kriteri 5; Standardi III.2, Kriteri 4; Standardi V.5, Kriteri 2; Standardi V.5, Kriteri 3; Standardi VI.1, Kriteri 3; Standardi VI. 3, Kriteri 4; Standardi II.1, Kriteri 1; Standardi IV.2, Kriteri 2;

Kjo iniciativë për diversifikimin e instrumenteve të brendshëm vlerësues është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë. Diskutimet e organizuara me studentët në prag të diplomimit janë thelbësore, pasi ato ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të mbledhur mendime dhe përvoja të drejtpërdrejta nga ata që përfitojnë prej procesit mësimor.

Takimet në formën e grupeve të bashkëbisedimit i japin studentëve mundësinë të shprehin mendimet e tyre në një atmosferë të hapur dhe bashkëpunuese. Këto diskutime jo vetëm që ndihmojnë në identifikimin e aspekteve që funksionojnë mirë, por gjithashtu nxjerrin në pah sfidat dhe mundësitë.

Lista e programeve të vlerësuara:

  1. BCH “Infermieri e Përgjithshme”
  2. BCH në “Infermieri Mami”