Sot, në Universitetin e Vlorës, u zhvillua me sukses Info Day mbi Institutin Europian për Inovacion dhe Teknologji (EIT), organizuar nga Sektori i Kërkimit Shkencor dhe Projekteve në Universitetin e Vlorës. Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarë të stafit akademik dhe administrativ të UV-së, studentë, përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve/organizatave vendore dhe lokale.
Prof. Dr. Klodiana Gorica, Koordinatore Kombëtare për EIT në Shqipëri, prezantoi strukturën dhe misionin e EIT për të forcuar kapacitetin inovativ të Europës përmes mbështetjes së startup-eve, programeve të edukimit dhe bashkëpunimeve me industrinë. U diskutua mbi ndikimin e EIT në Europë, mundësitë e bashkëpunimit për universitetet shqiptare dhe rëndësinë e përfshirjes në komunitetet e Inovacionit dhe Teknologjisë (KICs).
Pikat kryesore të aktivitetit përfshinë:
 Strukturën dhe misionin e EIT.
 Ndikimin e EIT në zhvillimin e startup-eve dhe projekteve të kërkimit në Europë.
 Rrugët për t’u përfshirë në komunitetin e EIT, përfshirë aplikimet për financime dhe bashkëpunime.
 Nismën EIT HEI për fuqizimin e kapaciteteve inovative në institucionet e arsimit të lartë.
 Hapjen e Komunitetit të Inovacionit dhe Teknologjisë për Ujin (EIT Water) në vitin 2026.
Ky aktivitet ofroi një platformë të shkëlqyer për shkëmbimin e ideve dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e inovacionit dhe teknologjisë. Universiteti i Vlorës synon të forcojë lidhjet me EIT dhe të përfitojë nga programet e financimit dhe mobilitetit që ofrohen për studentët dhe stafin akademik.
 Për më shumë informacion mbi EIT dhe mundësitë e bashkëpunimit, vizitoni: www.eit.europa.eu.
#UV #EIT #Inovacion #Teknologji #Bashkëpunim #AKKSHI