Në kuadër të Javës Globale të Parasë 2025, me temën “Ndiq me mençuri dhe begati në të ardhmen – 100 vjet Bankë Qëndrore në Shqipëri”, Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, organizoi një leksion të hapur me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, të degës së Financës dhe Kontabilitetit dhe me stafin akademik.
Tema e leksionit: “Monetary Policy, Financial Stability, and Economic Research: Insights from Bank of Albania”, u mbajt nga Znj. Meri Papavangjeli, eksperte në Departamentin e Kërkimit në Bankën e Shqiperisë.
Falenderojmë Znj. Papavangjeli për kontributin e saj dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe interesin e treguar gjate ketij leksioni të frytshëm.