📢 Ka filluar sot në UV dita e parë e trajnimit dy-ditor në kuadër të projektit Zero C!
📍 Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë është mikpritës i këtij trajnimi të dedikuar për digjitalizimin në reduktimin e emetimeve të CO₂ në transportin dhe logjistikën detare.
👨‍🏫 Akademikë nga tre universitete partnere të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë, nën udhëheqjen e Prof. Podimatas nga Universiteti i Athinës.
📅 Trajnimi do të zgjasë dy ditë, duke përfshirë tema si teknologjitë e digjitalizimit, IoT dhe efikasiteti energjetik.
🔎 Qëndroni të informuar për më shumë detaje nga ky event!
#ZeroC #UniversityOfVlora #Digitalization #SustainableMaritime