Në datën 05 mars 2025, në sallën “Ali Asllani” të Universitetit “Ismail Qemali” Vloë u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit akademik “Profesor Emeritus” për Prof. Dr. Bardhosh Gaçe.
Bardhosh Gaçe është një personalitet i shquar në fushën e etnologjisë, folklorit dhe letërsisë shqiptare. Në vitin 2000 nisi punë si pedagog pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Për 25 vite me radhë ka dhënë mësim në programet e studimit Turizëm, Cikël i Ulët, Gjuhët e Huaja ,Gjuhë Letërsi.
Gjatë karrierës së tij akademike Prof. Dr. Bardhosh Gaçe ka dhënë mësim në lëndë si Etnofolklori, Letërsia për fëmijë, Letërsia e vjetër shqipe, Letërsia arbëreshe, Letërsia e Rilndjes dhe Letërsia moderne etj.
Siç shënon në një kumtesë Akademiku Jorgo Bulo: “Personaliteti mësimor dhe shkencor Bardhosh Gaçe është model i ri për Arsimin Kombëtar”
Në ceremoni morën pjesë edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë Z. Ervis Moçka, Prefekti i Vlorës Z. Plator Nesturi, deputete Znj. Pranvera Resuli, pedagogë, student, miq, dashamirës dhe familjarë të Prof. Dr. Bardhosh Gaçe.
Ceremonia u hap nga Kryetare e Senatit Akademik dhe Rektore e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë Prof. Dr. Aurela Saliaj, e cila uroi mirëseardhjen pjsëmarrësve në këtë ceremoni.
Gjithashtu referuan: Prof. Asoc. Monika Hasani, Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për oponencën e saj me titull “Bardhosh Gaçe pedagog me vlera të ralla”, Dr. Ermir Xhindi për personalitetin kërkimor shkencor të Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Dr. Edlira Cerkezi e cila përshëndeti në emër të “Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë”.
Aktiviteti vijoi me dhënien e Certifikatës me titull “Profesor Emeritus” për Prof. Dr. Bardhosh Gaçe.
Me motivacionin:
“Për kontribut të shquar në zhvillimin e arsimit kombëtar, si pedagog i departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, me një varg botimesh për albanologjinë dhe kulturën shqiptare, ku ka spikatur puna me përkushtim dhe nivel të lartë shkencor.”
Çertifikata, në emër të Senatit Akademik u dha nga Kryetarja e Senatit Akademik dhe Rektorja e Universitetit “Ismail Qemali” ,Vlorë Prof. Dr. Aurela Saliaj.