Sot, datë 28.02.2025, në mbledhjen e Bordit te Administrimit mori vendimin: Nr.11″ Per shkarkimin e Administratorit te UV-së si dhe vendimin Nr.12″ Për shpalljen e vendit vakant për administrator në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.
AFATI PËR APLIKIM
✓ Afati për të aplikuar është 10 ditë kalendarike. Ky afat fillon nga dita e parë e shpalljes në faqen zyrtare të internetit të UV-së. (njoftimi do të publikohet në datën 28.02.2025 dhe afati përfundon në datën 09.03.2025).
✓ Dokumentacioni i dorëzuar në shërbimin postar pas datës 09.03.2025, do t’i kthehet aplikantit pa veprime.