njoftime

FOKUS-GRUPE ME STUDENTË NË PRAG DIPLOMIMI TË DISA PREJ PROGRAMEVE BACHELOR, NË FAKULTETIN E EKONOMISË, DHE FAKULTETIN E SHKENCAVE HUMANE, TË REALIZUARA GJATË MUAJIT SHKURT 2025

Në kuadër të procesit të akreditimit periodik të programeve bachelor në Fakultetin e Ekonomisë (FE) dhe Fakultetin e Shkencave Humane (FSHH), në zbatim të Standardeve dhe Kritereve të Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.531, datë 11.09.2018, si dhe vendimit Nr. 824, datë 24.12.2021 për miratimin e kodit të cilësisë së arsimit të lartë, Standardi III.1, Kriteri 5; Standardi III.2, Kriteri 4; Standardi V.5, Kriteri 2; Standardi V.5, Kriteri 3; Standardi VI.1, Kriteri 3; Standardi VI. 3, Kriteri 4; Standardi II.1, Kriteri 1; Standardi IV.2, Kriteri 2; për diversifikimin e instrumentave të brendshëm vlerësues, u organizuan diskutime me studentët në prag të diplomimit për të mbledhur mendimet dhe përvojat e tyre.

Takimet u zhvilluan si grupe bashkëbisedimi, ku studentët ndanë ide mbi cilësinë e mësimdhënies, burimet e ofruara, mundësitë për praktikë dhe nevojën për një qasje më praktike në studime.

Rezultatet do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e politikave që përmirësojnë përvojën akademike dhe angazhojnë studentët në procesin e zhvillimit të cilësisë së arsimit të lartë.

 

Lista e programeve të vlerësuara:

  1. BCH “Pedagogji e Specializuar”
  2. BCH në “Ekonomiks”