Takim me Rita Petron,
Një bisedë e pasur për letërsinë, poezinë dhe të rinjtë
Takimi me shkrimtaren dhe botuesen Rita Petro, organizuar sot në sallën “Ali Asllani “ të Universitetit “ Ismail Qemali” të Vlorës , ishte një takim i veçantë për të rinjtë,stafin akademik, studentët , mësuesit dhe të gjithë ata që kanë interes për letërsinë dhe artin e shkrimitqë kanë pasion për letërsinë dhe artin e shkrimit.
Rektorja e universitetit, Prof.Dr. Aurela Saliaj në fjalën e saj përshëndetëse theksoi rëndësinë e këtyre takimeve promovuese që ofrojnë mundësi të vecantapër t’u njohur me personalitete që kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në formimin intelekrual dhe kulturor të studentëve.
Gjatë intervistës , shkrimtarja Rita Petro theksoi se letërsia është një pasuri e paçmuar që na ndihmon të kuptojmë më mirë veten dhe shoqërinë përreth nesh. Poezia, sipas saj, është një mjet i fuqishëm që ndihmon në shprehjen e ndjeshmërisë dhe ndihmon individët të reflektojnë mbi botën që i rrethon.
Petro u ndal gjithashtu tek rëndësia e leximit për të rinjtë, duke i inkurajuar ata të angazhohen më shumë me librat, pasi ata mund të krijojnë një lidhje të thellë me botën e jashtme dhe të zhvillojnë aftësi të rëndësishme për jetën. Ajo theksoi se letërsia mund të luajë një rol të rëndësishëm në përballimin e sfidave që të rinjtë hasin sot, veçanërisht për shkak të ndikimeve të teknologjisë dhe mediave sociale.
Ky takim i pasur u mbyll me një diskutim të hapur, ku të rinjtë kishin mundësinë të bënin pyetje dhe të ndanin mendimet e tyre për tematikat që lidhen me letërsinë dhe ndikimin e saj në jetën e përditshme. Ky ishte një moment i shkëlqyer për të nderuar vlerat e letërsisë dhe për të inkurajuar të rinjtë të vazhdojnë të eksplorojnë botën e pasur të librave dhe poezisë.