njoftime

Takim me intelektualin e shquar, muzikologun Naxhi Kasoruho

Në ambientet e bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë u zhvillua një takim me intelektualin e shquar, muzikologun Naxhi Kasoruho, prezantimi i dy librave të tij :”Gjirokastra Chronicle in Songs”, “Në thesaret e kulturës Lunxhiote” si dhe promovimi i CD me titull “ Këngët e kafeneve” (polifoni burimore popullore gjirokastrite), një prodhim i TVSH.

Ky takim kulturor u organizua nga Departamenti i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, FSHH, ideuar nga Dekani i FSHH Prof.Dr Roland Zisi dhe me mbështetjen e Rektores së Universitetit “Ismail Qemali Vlorë Prof.Dr Aurela Saliaj.

Ky aktivitet organizohet në kontekstin e filozofisë dhe praktikës të UV për promovimin e vlerave kombëtare, personaliteteve, autoriteteve, veprave dhe produkteve kulturore të spikatura në rrjedhën e viteve..

Pjesëmarrës në takim ishin Dekani i Fakultetit të Shëndetit Prof.Asoc.Enkelejd Mëhilli, Shefe e departamentit të Gjuhëve të Huaja Prof.Asoc Kozeta Hyso, Shefe e departamentit të Edukimit Dok.Esmeralda Laçi pdagogë,student të Fakultetit të Shkencave Humane.

Aktiviteti nisi me fjalën e Roland Zisit, dekan i FSHH.

Me pas u vazhdua me kumtesat e:

Monika Hasani, përgjegjëse e departamentit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë

Prof. Bardhosh Gaçe

Prof. Edlira Çerkezi

Z. Albert Habazaj

Takimi u mbyll me fjalën e autorit Naxhi Kasoruho, I cili foli për punën shumëvjecare në promovimin dhe kurimin e këngës së jugut dhe falenderoi Universitetin “Ismail Qemali”, për hapësirën dhe mundësinë që i dha për promovimin e punës së tij.