Konkursi për Studentët “SMART Idea” është një aktivitet i projektit SMART që mbështet studentët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina që punojnë në projekte/ide inovative. Ky konkurs ka si qëllim të nxisë shpirtin ndërmarrës dhe të promovojë një kulturë inovacioni ndërmjet studentëve.
Objektivi është të angazhohen aktivisht studentët në aktivitetet e qendrave të inovacionit, të ofrohen mundësi për ata për të punuar në raste të jetës reale dhe të inkurajohet bashkëpunimi mes universiteteve dhe biznesit.
Agjencia për Zhvillimin Ekonomik Lokal AULEDA nga Shqipëria koordinon aktivitetet në lidhje me konkursin.
PËR ÇFARË BËHET FJALË?
Brenda temës – Specializimi i Zgjuar, mund të konkurrohet me iniciativa ide biznesi që operojnë në njërën prej kategorive të “ SMART Idea Konkursit për Studentët ” të lidhura me Qendrat SMART të Inovacionit të krijuara në Shqipëri.
Konkursi është krijuar për të nxisur kreativitetin dhe shpirtin ndërmarrës tek studentët. Qëllimi kryesor është të sfidohen studentët për të zhvilluar modele biznesi të qëndrueshme dhe të realizueshme që mund të kontribuojnë në një të ardhme më të gjelbër dhe më efikase. Konkursi fokusohet në fushat kyçe që janë vendimtare për një të ardhme të qëndrueshme, dhe studentët inkurajohen të zhvillojnë ide inovative biznesi në sektorët e mëposhtëm:
- Ekonomia Cirkulare
Kjo temë thekson rëndësinë e reduktimit të mbetjeve dhe krijimit të një sistemi të qëndrueshëm ku produktet dhe materialet ripërdoren, riparohen dhe riciklohen. Studentët duhet të fokusohen në ide që promovojnë efikasitetin e burimeve dhe reduktimin e mbetjeve.
- Zgjidhje për Efikasitetin Energjetik për Ndërtesat Publike dhe Private
Efikasiteti energjetik është thelbësor për uljen e ndikimit mjedisor dhe kostove. Studentët ftohen të eksplorojnë zgjidhje që optimizojnë përdorimin e energjisë në ndërtesat publike dhe private, me qëllim krijimin e strukturave më të zgjuara, më të gjelbra dhe më efikase. Idetë mund të variojnë nga teknologjitë që kursejnë energji deri te dizajnet e ndërtesave të gjelbra.
- Ekonomia blu
Studentët duhet të fokusohen në mundësi inovative për të zhvilluar biznese që promovojnë qëndrueshmërinë, duke shfrytëzuar potencialin e gjerë të burimeve të oqeaneve dhe ujërave.
- Sektori i riparimeve
Kjo fushë fokusohet në krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme duke promovuar riparimin, përkundrazi hedhjen e mallrave. Studentët duhet të eksplorojnë ide që mbështesin sektorin e riparimeve, duke ofruar shërbime, platforma ose teknologji që ndihmojnë në riparimin dhe ripërdorimin e produkteve, duke reduktuar mbetjet dhe zgjatur ciklin e jetës së materialeve. Idetë mund të përfshijnë platforma digjitale për të lidhur konsumatorët me profesionistët lokalë të riparimeve.
PËR KË ËSHTË I HAPUR KONKURSI?
Konkursi është i hapur për ekipet e studentëve nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Ekipet (min. 3 dhe max. 5 studentë) që kanë një ide fillestare biznesi mund të aplikojnë.
Konkursi është i hapur për studentët nga Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë dhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që janë të interesuar për qëndrueshmërinë, inovacionin dhe ndërmarrësinë.
Ky konkurs është i fokusuar në mbështetjen e ekipeve të rinj dhe shumë të motivuar studentësh që dëshirojnë të nisin karrierat e tyre ndërmarrëse në botën e startupeve. Programi është ideal për ekipet e studentëve dhe startupe të sapokrijuara që ofrojnë zgjidhje potencialisht shumë të shkallëzuara dhe teknologjikisht të qëndrueshme për probleme të identifikuara në treg dhe që shpresojnë të ndërtojnë një biznes tërheqës mbi këto ide.
Përmes këtij konkursi, studentët do të kenë mundësinë:
- Të fitojnë përvojë praktike në zhvillimin e ideve biznesi me qëndrueshmërinë në thelb.
- Të forcojnë aftësitë e tyre ndërmarrëse në një mjedis konkurrues.
- Të shfaqin talentin dhe idetë e tyre për investitorët dhe liderët e biznesit të mundshëm.
- Të realizojnë idetë e tyre dhe të fokusohen në krijimin e bizneseve që kanë ndikim dhe adresojnë sfidat kryesore globale.
- Të njihen dhe të fitojnë çmime.
SI MUND TË APLIKONI?
Studentët nga institucionet e arsimit të lartë partnere do të regjistrohen dhe dorëzojnë propozimet e projekteve/zygjidhjeve të tyre në adresën e mëposhtme të email-it: project.coordinator@
Formulari:
Studentët duhet të plotësojnë formularin dhe ta dorëzojnë në email-in ose formularin e ofruar. Formulari është i disponueshëm si pjesë e kësaj thirrjeje.
- Procedura e përzgjedhjes
Këshilli i Cilësisë dhe Etikës SMART, i përbërë nga përfaqësues të Organizatës mbështetëse të Biznesit, Akademisë dhe Biznesit, do të vlerësojë të gjitha idetë e dorëzuara sipas strukturës së konkursit:
Struktura e Konkursit:
- Faza e Përgatitjes: Studentët inkurajohen të fillojnë të punojnë menjëherë në idetë e tyre.
- Dorëzimi: Studentët do të dorëzojnë idetë e tyre për biznes të qëndrueshëm, duke përfshirë një propozim dhe plan të detajuar që shpjegon se si ideja e tyre adreson sfidat mjedisore dhe njëkohësisht është e realizueshme nga ana komerciale.
- Përshpejtimi i Startupeve: faza ku studentët marrin mbështetje praktike dhe mentorim për të përmirësuar idetë e tyre të biznesit dhe për t’i transformuar ato në plane të veprueshme dhe të detajuara. Qëllimi është t’i udhëheqë studentët përmes procesit të zhvillimit të konceptit të biznesit, nga një ide e thjeshtë në një propozim të strukturuar dhe të realizueshëm.
- Ngjarja e Prezantimit (Pitching), ku do të vlerësohen propozimet dhe kriteret e gjykimit bazuar në:
- Inovacion – Sa origjinale dhe inovative është ideja e biznesit?
- Qëndrueshmëria – A kontribuon ideja në mënyrë efektive në qëndrueshmërinë mjedisore?
- Realizueshmëria – A mund të implementohet ideja në mënyrë realiste në tregun aktual?
- Ndikimi – Cili është ndikimi i mundshëm social, ekonomik dhe mjedisor i idesë?
Studentët (ekipet fituese) do të prezantojnë më pas idetë e tyre gjatë konferencës përmbyllëse të projektit, e cila do të mbahet në Podgoricë, Mal i Zi, dhe do të konkurrojnë me ekipe të tjera fituese nga Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Afati
Afati i fundit për aplikim: 28.02.2025.
Faza e dytë (përshpejtimi i startupeve): Shkurt – Mars 2025
Ngjarja e prezantimit (Pitching) – prezantimi i ideve të bizneseve: Maj 2025.
Konferenca përmbyllëse e projektit: Shtator – Tetor 2025.
Për informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni:
project.coordinator@auleda.
Më shumë informacione rreth projektit: https://
Ekipet fituese do të kenë mund