njoftime

Universiteti “Ismail Qemali”Vlorë,  në bashkëpunim më “Qendrën për Hapje dhe Dialog” organizuan aktivitetin e radhës “Biri rrëfen atin”.

 

Universiteti “Ismail Qemali”Vlorë,  në bashkëpunim më “Qendrën për Hapje dhe Dialog” organizuan aktivitetin e radhës “Biri rrëfen atin”.

Aktiviteti u organizua në kuadër të datës së lindjes së artistit të madh të poezisë dhe polifonisë labe, Lefter Çipa, Nderi i Kombit.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin pedagogë, studentë, personalitete si: Kryetar i Bashkisë Vlorë Z.Ermal Dredha, Prefekti i Qarkut Vlorë Z.Plator Nesturi, inteleketualë të qytetit Vlorë gazetarë etj.

Aktiviteti u çel me interpretimin e dy poezive të Lefter Çipës nga aktori i mirënjohur Z.Ilirian Ali.

Me fjalën e saj të mirëseardhjes përshëndeti këtë takim dhe Rektorja e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë Prof.Dr.Aurela Saliaj.

Aktivitetin e përshëndetën gjithashtu edhe Kryetari i Bashkisë Vlorë si dhe Prefekti i Qarkut Vlorë.

Takimi vijoi në formën e një bashkëbisedimin mes koordinatores së “Qendrës për Hapje dhe Dialog” Egla Imeraj dhe publicistit dhe gazetarit Z.Aleksandë Çipa i cili ndau me të pranishmit përjetime jetësore nga rrugëtimi i aristokratit të polifonisë shqiptare, Z.Lefter Çipa.

Aktiviteti nëpërmjet tregimit të botës artistike dhe jo vetëm të artistit shumëplanësh, Lefter Çipa, evokoi pasurinë kulturore të popullit tonë.