KOSTITUIMI I KOMISIONIT ZGJEDHOR STUDENTOR NË FAKULTETIN E SHKENCAVE TEKNIKE DHE NATYRORE (KZSFSHTN)
Në zbatim të nenit 99 të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenit 74 të Statutit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, si dhe në zbatim të Rregullores “Për zgjedhjen e Këshillave Studentorë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë si dhe me Vendim të Rektorit nr. 123, datë 20.11.2024, vendimit nr. 90, datë 12.12.2024 të Senatit Akademik, Komisioni Institucional Zgjedhor Studentor në mbledhjen e datës 17.01.2025,
VENDOSI:
- Të kostituojë Komisionin Zgjedhor Studentor në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë me përbërje si më poshtë:
- Të zgjedhë Kryetar të Komisionit Zgjedhor Studentor në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë Androneda Çaushllari.
- Të zgjedhë Sekretar të Komisionit Zgjedhor Studentor në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore në Universitetin “Ismail Qemali”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë Jurgen Ismailisufaj.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryetar i Komisionit Zgjedhor Studentor në FSHTN
Androneda Çaushllari
Anëtarët
Jurgen Ismailisufaj
Sabo Dida
Antonio Kanani
Marjus Kamberaj