Aktivitete njoftime

Promovim i Librit “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati” i Preç Zogaj

Sot në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë pranë sallës “Ali Asllani” u zhvillua Promovimi i librit më të ri  “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati” i autorit të mirënjohur Preç Zogaj.

Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre: Z.Henri Çili. Z.Aleksandër Çipa, Z.Gëzim Bashaj, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Petro Marko Vlorë, intelektualë, gazetar, poet, pedagogë dhe studentë të Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.

Takimin e përshëndeti Prof. Dr. Aurela Saliaj, Rektore e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë duke falenderuar autorin e mirënjohur Z. Preç Zogaj.

Një analizë e veprës letrare u bë nga Z. Henri Çili botues i “UET” PRESS si dhe nga studjuesi Z. Gëzim Bashaj një njohës shumë i mirë i veprës së autorit Preç Zogaj.

Takimi vijoi në një bashkëbisedim midis autorit dhe pjesëmarrësve në sallë,i moderuar nga përgjegjësja e Departamentit të Gjuhë-Letërsisë të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë Prof. Asoc. Monika Hasani.