Sot Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, pati nderin të hapte dyert për të mirëpritur, publicistin, autorin e mirënjohur Z. Mero Baze, në përurimin e veprës së tij letrare “Shi me Baltë”.
Pjesë e kētij aktiviteti ishin Autoritete të rëndësishëm të qytetit dhe më gjerë.
Z. Bledi Cuci, Nënkryetar i Parlamentit, Z. Ermal Dredha, Kryetrar i Bashkisë Vlorë, Z. Ilir Metaj , Deputet i Qarkut Vlorë si dhe poet, gazetarë, intelektual e dashamirës të letërsisë shqiptare.
Prof. Dr. Aurela Saliaj, Rektore e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, falenderoi Z. Mero Baze i cili vendosi të promovonte veprën e tij të re “Shi me Baltë” në Universitetin e Vlorës.
Në këtë përurim pjesë e rëndësishme ishin dhe fjalët pozitive për veprën “Shi me Baltë” nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr Roland Zisi, Dr. Ermir Xhindi, Dr. Monika Hasani si studiues të shquar në Studimet Letrare.
Takimi vijoi me bashkëbisedim midis auditorit letrar dhe autorit.
Ishte kënaqësi të ishim pjesë e promovimit të letërsisë shqiptare.