Në date 03 dhjetor, Ambasadorja e ngarkurar e Ambasadës Amerikane Nancy VanHorn së bashku me përfaqësues të Agjensisë së Mbikëqyrjës Policore zhvilluan takimin pranë sallës ”Ali Asllani”.
Pjesë e këtij takimi ishin studentë dhe pedagogë të departamentit të Drejtësisë. Që nga viti 2020, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë teknike, trajnime dhe mentorim për AMP në mbështetje të misionit për të çuar përpara mbikëqyrjen policore, llogaridhënien dhe sundimin e ligjit.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) është një institucion kyç në strukturën e sigurisë së shtetit. E themeluar më 2021(reforumar), ajo mbikëqyr punën e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, dhe Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe subjekteve të tjera referuar Nenit 5 të ligjit nr.128/2021. Roli i saj është të sigurojë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve nëpërmjet një pune të pavarur, transparente, dhe të drejtë. AMP është në varësi të Ministrisë së Brendshme.
Qëllimi kryesor i këtyre takimeve është rritja e besimit ndaj policies së shtetit.
Prof. Dr. Aurela Saliaj, Rektore e UV përshëndeti Ambasadoren e ngarkuar të Ambasadës Amerikane duke e uruar atë për detyrën e saj të re, si dhe përfaqësuesit e Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore.
Takimi vijoi më pas me një informacion të përgjithshëm se si funksionon dhe vepron kjo Agjensi në vëndin tonë.
Ky takim u mbyll me pyetje nga ana e studentëve dhe pedagogëve të Departamentit të Drejtësisë.













