Njoftim mbi periudhën e vetëkandidimit për anëtarë të Komisionit Institucional Zgjedhor Studentor dhe anëtarë të Komisionit të Apelimit në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.
Në zbatim të nenit 6, 7 dhe 8 të Rregullores “Për zgjedhjen e Këshillave Studentorë në Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë”, si dhe referuar Vendimit të Senatit Akademik të Universitetit “Ismail Qemali”, VLorë nr. 73, datë 20.11.2024, njoftohen të gjithë studentët e të gjitha cikleve të studimit se, UV ka nisur celjen e procedurës së vetëkandidimit për anëtarë të Komisionit Institucionl Zgjedhor Studentor dhe anëtarë të Komisionit të Apelimit në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë e cila zgjat prej datës 21.11.2024-27.11.2024.
- Komisioni institucional zgjedhor studentor (KIZS) përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, 1 (një) përfaqësues për çdo fakultet, fakulteti që ka numrin më të madh të studentëve do të ketë 2 (dy) përfaqësues, të gjithë me të drejtë vote.
- Komisioni i Apelimit studentor përbëhet nga 3 (tre) anëtarë, me mandat dy vjeçar, të cilët nuk aknë të drejtë të kandidojnë për poste të tjera gjatë mandatit si anëtarë të KAS.
Vetëkandidimet të dorëzohen në Zyrën e Protokollit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë dhe do të administrohen nga sekretaria e Senatit Akademik.