Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
2 (dy) personel akademik me angazhim kohë të pjesshme, kategoria “asistent-lektorë”, për vitin akademik 2024-2025, pranë Departamentit të Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Humane, në programet Master i Shkencave në Marrëdhenie Ndërkombëtare, Master Profesional në “Shkenca Administrative” dhe Master Profesional “E drejtë Penale”.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Pedagog me angazhim me kohë të pjesshme për lëndët:
- E drejtë diplomatike dhe konsullore
- E drejtë administrative
- E drejtë organizatave ndërkombëtare
- E drejtë administrative e avancuar
- E drejtë ndërkombëtare penale
- Krimi kibernetik
- Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.