Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë: 2 (dy) personel akademik me angazhim kohë të pjesshme, kategoria “lektorë”, për vitin akademik 2024-2025, pranë Departamentit të Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Humane, në programet Master i Shkencave në Drejtësi dhe në programet Master Profesional “Shkenca Administrative”.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Pedagog me angazhim me kohë të pjesshme për lëndët:
1. E drejtë ndërkombëtare private
2. Teoria e praktikave ligjore dhe pasuritë e paluajtshme
3. E drejtë financiare
4. Gjykimet administrative
Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.