njoftime

Aktivitete në Kuadër të Ditës Botërore të Ekolgjisë

Në kuadër të “Ditës Botërore të Ekologjisë”, Departamenti i Biologjisë në bashkëpunim me Departamentin e Kimisë dhe Qendrën Kërkimore Shkencore, organizoi në datën 01 Nëntor 2024 aktivitetin informues me temë “Biodiversiteti dhe Mjedisi”. Ky aktivietet u zhvillua me pjesëmarrjen e stafit dhe studentëve të Departamentit të Biologjisë, Departamentit të Kimisë, si dhe Qendrën Kërkimore Shkencore.

Aktiviteti përfshinte: prezantime inforuese, punë në terren dhe punë në laborator:

  • Prezantim informues

Prezantimi u realizuar nga studentët e Masterit Shkencor në “Biologji Mjedisore” i ndarë në dy seksion me temat: “Biodiversiteti. Vlerat Ekologjike, Natyrore, Ekonomike dhe kulturore” dhe “Rreziqet që kërcënojnë Biodiversitetn. Ndotja dhe ndikimi i saj në humbjen e biodiversitetit.”

  • Puna në terren.

Studentët së bashku me stafin akademik, u drejtuan në Plazhin e Vjetër.

Aty ata bënë një vlerësimi të situatës higjeno-sanitare. Më pas u bë grumbullimi i mbetjeve të ndryshme përgjatë vijës bregredate në dy trensekte.

  • Puna në Laborator.

Pas mbeldhjes së mbetjeve, studentët u drejtuan në Laboratorin e Qendrës Kërkimore Shkencore të Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore. Aty ata vazhduan me klasifikimin, ndarjen dhe peshimin e mbetjeve. Këto të dhëna do të hidhen në një raport për të evidentuar, cili është ndotësi më i shpeshtë në vijën bregdetare dhe cilat masa mund të merren për parandalimin e tyre.