Janë hapur Regjistrimet për Master i Shkencave në Distancë “Maritime Environmental Protection and Management – Mbrojtja dhe Menaxhimi i Mjedisit Detar”, pranë Departamentit të Shkencave Detare, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.
Programi i Përbashkët të Studimit i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Universiteti i Malit të Zi.
Master Shkencor Maritime Environmental Protection and Management – Mbrojtja dhe Menaxhimi i Mjedisit Detar” zhvillon mësimet në Anglisht dhe është në DISTANCË.
Mund të regjistrohen ata që kanë një diplomë Bachelor apo Diplomë Master.
Regjistrimet kryhen pranë sekretarisë së Departamentit të Shkencave Detare, Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore, Godina C, Kati II.
Ju mirëpresim të ecim së bashku!