njoftime

NJOFTIM PËR NDARJEN E BURSAVE PER STUDENTËT NGA REPUBLIKA E KOSOVËS NË PROGRAMET BACHELOR NË UNIVERSITETET PUBLIKE NË SHQIPËRI PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025

Ministria e Arsimit dhe Sportit, duke u bazuar në ligjin nr.23/2024 “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkenor”, shpall kriteret për ndarjen e bursave për studentëtnga Republika e osovës në universitetet publike për vitin akademik 2024-2025.

Kushtet dhe kriteret

Studentët e nivelit Bachelor që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në Shqipëri dhe janë shtetas të Republikës së Kosovës kanë të drejtë të përfitojnë bursë nëse plotësojnë kriteret e mëposhtme:

KRITERET E APLIKIMIT PËR VITIN E PARE BACHELOR

  1. Shtetësi e Republikës së Kosovës
  2. Regjistrim për herë të pare në një program Bachelor në një IAL publike në Shqipëri për vitin akademik 2024-2025
  3. Nota mesatare e arsimit të mesëm të paktën 7, sipas Vendimit nr. 363, datë 26.05.2022 (për programet e studimit në artet dhe sported, ky kriter nuk aplikohet)

KRITERET E APLIKIMIT PËR VITET E NDËRMJETME

  1. Përfundimi i vitit të parë ose të dytë të nivelit Bachelor
  2. Të mos kenë përsëritur vitin e studimeve
  3. Kalimi i të gjitha provimeve të vitit të kaluar në kohën e përcaktuar nga programi i studimit
  4. Nota mesatare për vitin e pare ose të dytë të jetë së paku 7, sipas Vendimit nr.363, datë 26.5.2022

PROÇEDURA E APLIKIMIT

Shpallja do t’ju dërgohet institucioneve publike të arsimit të lartë (IAL) dhe do të publikohet Brenda 3 ditëve nga marrja e njoftimit nga Ministria. Afati i publikimit në faqen e internetit të IAL-ve do të jetë 2 javë. Studentë aplikojnë me dokumentacionin e kërkuar pranë institucionit përkatës, sipas kritereve të shpallura.

Pas përfunimit të afatit, lista e studentëve përfitues do t’i përcillet MAS brenda një jave.

INFORMACIONE SHTESË

  • Studentët nuk mund të përfitojnë bursë nga më shumë se një skemë bursash nga Ministria në të njëjtin vit akademik.
  • Lista e studentëve përfitues do të publikohet në faqen zyrtare të MAS.
  • Shuma e bursës do të jetë 1000 euro për vit akademik për çdo përfitues.
  • Mosfrekuentimi i rregullt, sipas rregullores së IAL-së përkatëse , do të jetë arsye për nderprerjen e bursës.

APLIKIMI I STUDENTËVE DO TE KRYHET PRANË ZYRAVE TË STUDENTIT TË NJËSIVE KRYESORE KU JANË TË REGJISTRUAR

Shkrese e MAS nr. 59882 prot, date 24.10.2024