njoftime

Takimi vjetor i Këshillit të CMU po zhvillohet në Ankara në Universitetin Teknik Ostim

Takimi vjetor i Këshillit të CMU po zhvillohet në Ankara në Universitetin Teknik Ostim, sot më 16 tetor.

Prof. Dr. Aurela Saliaj merr pjesë si përfaqësuse dhe koordinatore e rrjetit për Shqiperinë.

Takimi u përshëndet nga rektori i universitetit pritës Ostim Teknik University , Ankara, Prof. Murat Yölek i cili prezantoi një panoramë të shkurtër institucionin e lartë me objektivat e tij dhe profilin inovativ.

Programi përfshin sesione prezantimi dhe diskutimi të presidentit, Komunikime të Sekretarit të Përgjithshëm në lidhje me Buxhetet 2023 dhe 2025 si dhe çështje në lidhje me përmirësimin e komunikimit brenda CMU (Këshilli dhe Universitetet); Anëtarësime të reja; Arsimi i Lartë në vitin akademik 2023/2024. Propozime me interes janë nga Prof. Amel Makhlouf,  Universiteti Qëndror i Tunisit, në lidhje me propozimin projekt Rezistenca ndaj klimës dhe tranzicioni si dhe Medcampus nga ITU Stamboll. Projektet e bashkëpunimit do të perfshijnë propozim projektit të Programit Interreg MED: InnoMEDFood;  Projekti “INÊS´ – Parandalimi i dhunës nga partneri, promovimi   i Barazisë Gjinore dhe Fuqizimi i Viktimave për  Siguri”.

Gjithashtu Prof. Saliaj mirëpriti ftesën për aplikim për anëtarësim të UV nga presidentja e Asocacionit të universiteteve europiane me rektore gra.

Takimi vazhdon punimet.