njoftime

Konferenca kushtuar 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre, Universiteti “Ismai Qemali”, Bashkia  Vlorë dhe Këshilli i Qarkut Vlorë

U kremtua më datë 10 Tetor Konferenca kushtuar 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre, Universiteti “Ismai Qemali”, Bashkia  Vlorë dhe Këshilli i Qarkut Vlorë, për të nderuar këtë ngjarje madhore në historinë e popullit shqiptar, duke u përfshirë me Koalicionin Antifashist Botëror, organiuan Konferencën Shkencore: “Kontributi i Vlorës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare”, për të nderuar e nxjerrë në dritë këto vlera të rralla antifashiste e demokratike që përbëjnë mesazhe edhe për kohët e sotme të zhvillimit demokratik të jetës së vendit.

Nderuan sot Konferencën shkencore me pjesëmarrjen e tyre, pedagogë, studentë, veteranë, deputetetë të Qarkut Vlorë si, Znj.Pranvera Resulaj, Z.Bujar Leskaj, ish deputete Znj.Vilma Bello, Perfaqësues nga Komiteti i Veteranëve, Përfaqësues të Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”.

Konferenca u çel me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Z.Ermal Dredha,

Si një nga inisiatoret kryesore të kësaj veprimtarie, konferencën e përshëndeti edhe Prof.Dr.Aurela Saliaj, rektore e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Konferenca u pershëndet gjithashtu nga Dr.Ervis Moçka, Kryetar i Këshillit të Qarkut,Vlorë.

Një atmosferë festive iu dha konferencës nga performancat e Grupit Polifinik “Amantia” me këngën “Vlora Jonë Zemrëstralli” dhe Grupit Polifonik ” Shqiponjat e Tërbaçit”.

Konferenca vijoi me kumtimet me tematikë, kushtuar Luftës së Vlorës ndaj pushtuesve nazifashistë, si dhe kontributit  të Vlorës në Çlirimin e Shqipërisë.