njoftime

Konferencë Shkencore “Kontributi i Vlorës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare”

Më datë 14 Tetor 2024, me rastin e 80 Vjetorit të Clirimit të Vlorës zhvillohet Konferenca Shkencore “Kontributi i Vlorës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare”.

Konferenca do të ndodhi në sallës “Ali Asllani”, pranë Rektoratit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Në luftërat për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë, Vlora përherë ka qenë një vatër e zjarrtë e shpirtit liridashës dhe atdhedashës në kontributin e saj për të ndriçuar historinë kombëtare të Atdheut. Nga gjiri i saj kanë dalë kapedanë dhe luftëtarë të shquar popullorë, antifashistë të njohur, dijetarë dhe artistë të mrekullueshëm si dhe personalitete të fushave të ndryshme të jetës në shërbim të zhvillimeve ekonomike dhe demokratike.

Jemi të lumtur të kujtojmë bashkë me ju ditën e 15 Tetorit, ditën e clirimit të Qytetit tonë Vlorë.

Ju mirëpresim.