Në datë 07.10.2024, Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Zhvillimit Institucional me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, mirëpriti në ambjentet e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, pranë Biblotekës “Nermin Falaski”, studentë Erasmus+, të cilët do të frekuentojnë semestrin e parë në Universitetin e Vlorës, studentë këta nga Universitete partnere europiane kryesisht spanjoll italian etj.
Drejtori i DSBCP, znj. Rezarta Sinanaliaj bëri një prezantim për të gjithë studentët Erasmus+ dhe koordinatorët e tyre, të cilët do jenë pjesë e rrugetimit të studentëve për këtë semester.