njoftime

Bursa Erasmus+ studimi për studentë në Universitetin Teknik të Rigës në Letoni

Thirrje për mobilitet studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA171 International Credit Mobility në Universitetin Teknik të Rigës në Letoni.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Rigës në Letoni hap thirrjen për mobilitet studentësh në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, për të cilën ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e UV-së.

Mobiliteti në nivel Shqipërie përfshin:

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret:

  • Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vitin e parë në periudhën e mobilitetit) dhe “Master” të UV-së.
  • Të jenë student në programet e studimit sipas kodeve ISCED në marrëveshjen ndëristitucionale:

0410 Business Administration

061 Information and Communication

0710 Engineering and Engineering Trade

0230 Languages

  • Të jenë studentë të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).

– Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndërinstitucionel (minimumi nivelin B2 gjuhë angleze/ letoneze).

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në sipas skemës së pikëzimit të udhëzuar nga Teknik i Rigës sipas kritereve të mëposhtme:

  • Merita akademike. Mesatarja e notave minimum 6.5
  • Kompetenca gjuhësore. Niveli i njohurisë së gjuhës Angleze minimumi B2
  • Letra e motivimit.

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje ID / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Lista e notave.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Çertifikatë e gjuhës së huaj që verteton nivelin e gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë studentët e diplomuar për gjuhë angleze.
  • Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj (nëse e dispononi).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Shënim: Studentët janë të lutur përpara dorëzimit të aplikimit të konsultohen me koordinatorin akademik të marrëveshjes/ përgjegjësin e departamanetit, nëse aplikimi i tyre është i përshatshëm mbështetur në katalogun e kurseve sipas linkut si më poshtë:  https://www.rtu.lv/en/internationalization/incoming-exchange/course-list-for-exchange-studies

Afati i fundit i aplikimit është 10/10/2024.

Procedura e përzgjedhjes:

  • Faza e Nominimit
  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët aplikues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it mbi rezultatet e renditjes.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë pranë Universitetit Teknik të Rigës.

2) Faza e përzgjedhjes nga universiteti pritës

  • Studentët e nominuar do të njoftohen nga koordinatori Erasmus+ në RTU për të plotësuar aplikimin online të RTU-së.
  • Kandidatët do të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme mbështetëse në platformën e aplikimit online.
  • Studentët e aprovuar me kusht do të njoftohen dhe intervistohen nga RTU.
  • Kandidatëve të suksesshëm do t’u jepen udhëzime për të përgatitur Marrëveshjen Mësimore në bashkëpunim me koordinatorin Erasmus+ në UV.

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:

https://www.rtu.lv/en

https://www.rtu.lv/en/internationalization/incoming-exchange/course-list-for-exchange-studies

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI STUDENT