njoftime

“Sfida studentore e NATO-s – Ballkani Perendimor”

Përmes kësaj iniciative synohet inkurajimi i studentëve për t’u njohur me rolin e NATO-s dhe sfidat strategjike në rajon.

Ky konkurs fton studentët nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor t’i përgjigjen pyetjes: “Sipas mendimit tuaj, cilat janë sfidat më të rëndësishme të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe si duhet ta trajtojnë NATO-ja, aleatët dhe partnerët?”

Studentët e kualifikuar duhet të dorëzojnë përgjigjet e tyre në formën e një video tre-minutëshe përmes platformës “Award Force”. Afati i fundit për dorëzimet është data 6 Tetor 2024.

Tre kandidatët më të mirë do të ftohen në Sarajevë, në datat 22-24 Tetor. Përveç kësaj, fituesve do t’u jepet mundësia t’i paraqesin idetë e tyre Zyrtarëve të Lartë të NATO-s.

NATO Student Challenge – Western Balkans Concept Note