Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë shpall njoftimin për konkurim të hapur, për 1(një) vend të lirë pune:
1 (një) personel akademik me kohë të plotë, i fushës së Mjekësisë (specialist ose i përgjithshëm) për vitin akademik 2024-2025, pranë Departamentit të Infermierisë në Fakultetin e Shëndetit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
• Pedagog me kohë të plotë.
• Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: seminare dhe laboratore në lëndët paraklinike
• Kërkim shkencor individual dhe në grup.
• Mbështetje për nevojat e Departamentit.