Thirrje për mobilitet studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA171 International Credit Mobility në Universitetin e Kordobës në Spanjë (University of Cordoba).
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Kordobës në Spanjë (University of Cordoba) hap thirrjen për mobilitet studentësh në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA171, për të cilën ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e UV-së.
Mobiliteti përfshin:
- Lloji i mobilitetit: Studim
- Kohëzgjatja: 5 muaj
- Numri i kuotave: 2 (dy)
- Periudha e mobilitetit: Semestri Pranverë i vitit akademik 2024-2025
– Bursa: 850 Euro/muaj
- Shpenzime udhëtimi: 360 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:
- Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit).
- Të jenë studentë në programet e studimit sipas kodeve ISCED në marrëveshjen ndërinstitucionale:
- 0231 Language acquisition
- 0511 Biology
- 0533 Physics
- 0688 Inter-disciplinary programmes and qualifications involving information and Communication
- 0713 Electricity and energy
- 0714 Electronics and automation
- 0715 Mechanics and metal trades
- 0913 Nursing and midwifery
- Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B1 gjuhë angleze/spanjolle).
Kriteret e përzgjedhjes:
Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës propozuar nga Universiteti i Kordobës
sipas kritereve të mëposhtme:
- Merita akademike (12 pikë): Me nivel akademik ekuivalent, përparësi u jepet studentëve me prejardhje socio-ekonomike të pafavorshme.
- Kompetenca gjuhësore (4 pikë)
- Merita të tjera (4 pikë): interesi specifik akademik, motivimi, përgjegjësia
Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:
- Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
- Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular aplikimi.
- Kopje ID / pasaportë.
- Vërtetim studenti.
- Lista e notave.
- Letër motivimi në anglisht.
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë studentët e diplomuar për gjuhë angleze.
- Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse e dispononi).
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Shënim: Studentët janë të lutur përpara dorëzimit të aplikimit të konsultohen me koordinatorin akademik të marrëveshjes/ përgjegjësin e departamanetit, nëse aplikimi i tyre është i përshatshëm mbështetur në katalogun e kurseve të ofruar në gjuhë angleze sipas dokumentit bashkëlidhur këtij njoftimit dhe linkut https://www.uco.es/grados/modulos-bilingues#english-taught-courses
Afati i fundit i aplikimit është 31/10/2024
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë universitetit pritës.
- Studentët e përzgjedhur do të kontaktohen prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës e gjeni në linkun https://www.uco.es/
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- (0231) Përgjegjësen e Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Prof. As. Kozeta Hyso (hyso@univlora.edu.al)
- (0511) Përgjegjësen e Departamentit të Biologjisë, Prof. As. Denada Sota (kasemi@univlora.edu.al)
- (0533) Përgjegjësen e Departamentit të Matematikë Fizikës, As. Llambrini Sota (llambrini.sota@univlora.edu.al)
- (0688) Përgjegjësen e Departamentit të Shkencave Kompjuterike, Alketa Hyso (alketa.hyso@univlora.edu.al)
- (0713), (0714), (0715) Përgjegjësin e Departamentit të Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare, Blenard Xhaferaj (blenard.xhaferaj@univlora.edu.al)
- (0913) Përgjegjësen e Departamentit të Infermierisë, Dr. Evis Allushi (allushi@univlora.edu.al)
- (0913) Përgjegjësen e Departamentit të Kujdesit Shëndetësor, As Rezarta Lalo (rezarta.petani@univlora.edu.al)
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
Thirrje për publikim student _Kordoba (1)
FORMULAR APLIKIMI STUDENT _Cordoba (1)