Në prag të fillimit të brezit të VII të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor, më datë 17 shtator 2024, Rektorja e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, mirëpriti Drejtoren Ekzekutive të Shkollës së Drejtorëve Dr. Jola Kepi si dhe përgjegjësen znj. Eurona Leka.🤝
Qëllimi i kësaj vizite ishte për ti uruar suksese në detyrë, Rektores së re të Universitetit, Prof. Dr. Aurela Saliaj, si edhe për të përforcuar dhe vijuar bashkëpunimin institucional në kuadër të programit të trajnimit të ofruar nga Shkolla e Drejtorëve.
Takimi rezultoi i frytshëm dhe Profesore Saliaj, garantoi mbështetjen e pakursyer të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.🌍🤝
#universitetiismailqemalivlorë
#shkollaedrejtorave
#bashkëpunim
#bashkëpunimeUV
#eardhmja
#eardhmjajeniju