njoftime

UV mirëpret staf dhe studentë në kuadër të Erasmus+

🌍 Mirë se vini në Universitetin e Vlorës! 🌍

Më 16.09.2024, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë pati kënaqësinë të hapë dyert për miq të rinj nga disa prej universiteteve më të njohura të Europës. Kjo nuk është thjesht një eksperiencë shkëmbimi akademik, por një mundësi për të ndarë kultura, përvoja dhe miqësi të reja. 💫

🔹 Nga Rumania, kemi nderin të mirëpresim profesorët e nderuar Carmen Boghean dhe Florin Boghean nga Universiteti i Suceavës “Stefan Cel Mare”, si dhe profesorin Mircea-Viorel Dragoi nga Universiteti i Transilvanisë në Brașov. Gjatë kësaj jave, këta profesorë do të ndajnë njohuritë e tyre të vyera me studentët dhe stafin tonë në Departamentin e BiznesitDepartamentin e Financës dhe Kontabilitetit, dhe Departamentin e Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare. Përtej mësimit, ata sjellin me vete përvojën e vendeve të tyre, duke pasuruar atmosferën e UV-së. 📚🌱

🔹 Nga Italia, Nicola Benfatto, një ekspert në menaxhimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Padovës, do të qëndrojë pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve në UV, duke ndarë përvojën e tij dhe duke mësuar nga praktikat tona. 🤝

🔹 Michelle SandalMathias Birkenes, dhe Ingrid Johanne, tre studentë nga Universiteti i Specializuar VID në Norvegji, kanë nisur rrugëtimin e tyre të ri me një semestër dhe praktikë pranë Fakultetit të ShëndetitDepartamenti i Infermierisë. Ata janë këtu për të mësuar, por edhe për të ndarë përvojat e tyre, duke krijuar lidhje të reja me studentët tanë. 🏥💬

🌟 Profesorë të nderuar dhe studentë të dashur, është një nder për ne që keni zgjedhur Universitetin e Vlorës për mobilitetin tuaj. Për ne, kjo është më shumë se thjesht një periudhë studimi apo trajnimi; është një mundësi për të ndërtuar ura të reja miqësie dhe bashkëpunimi, për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të parë botën nga një perspektivë më e gjerë.

Dhe kjo është vetëm fillimi! 🚀 Pritet që gjatë këtij viti të ri akademik, të mirëpresim staf dhe studentë nga Spanja, Turqia, Rumania, Italia dhe shumë vende të tjera, duke krijuar një komunitet të gjallë dhe ndërkombëtar në UV. 🌍💼

Ju jeni gjithmonë të mirëpritur pranë Universitetit të Vlorës! 🎉

#UVInternational #ErasmusPlus #StaffMobility #StudentMobility #WelcomeToVlora #Collaboration #AcademicExcellence #HigherEducation

 


🌍 Welcome to the University of Vlora! 🌍

On 16.09.2024, the University “Ismail Qemali” Vlorë had the pleasure of opening its doors to new friends from some of the most prestigious universities in Europe. This is not just an academic exchange, but an opportunity to share cultures, experiences, and forge new friendships. 💫

🔹 From Romania, we are honored to welcome the distinguished professors Carmen Boghean and Florin Boghean from Stefan cel Mare University of Suceava, as well as professor Mircea-Viorel Dragoi from Transilvania University of Brașov. Throughout this week, these dedicated professors will be sharing their valuable knowledge with our students and staff in the Department of BusinessDepartment of Finance and Accounting, and Department of Engineering and Maritime Technology. Beyond teaching, they bring with them the rich experience of their countries, enriching the atmosphere here at UV. 📚🌱

🔹 From Italy, Nicola Benfatto, an expert in international relations management at the University of Padua, will be working closely with our Office for International Relations and Projects, sharing his experience and learning from our practices. 🤝

🔹 Michelle SandalMathias Birkenes, and Ingrid Johanne, three students from VID Specialized University in Norway, have embarked on their new journey with a semester and practical training at the Faculty of HealthDepartment of Nursing. They are here not only to learn but also to share their experiences, forging new connections with our students. 🏥💬

🌟 Dear professors and students, it is an honor for us that you have chosen the University of Vlora for your mobility. For us, this is more than just a period of study or training; it is an opportunity to build new bridges of friendship and collaboration, to learn from each other, and to see the world from a broader perspective.

And this is just the beginning! 🚀 Throughout this new academic year, we expect to welcome staff and students from Spain, Turkey, Romania, Italy, and many other countries, creating a vibrant and international community at UV. 🌍💼

You are always welcome at the University of Vlora! 🎉

#UVInternational #ErasmusPlus #StaffMobility #StudentMobility #WelcomeToVlora #Collaboration #AcademicExcellence #HigherEducation