njoftime

Bursa Erasmus+ mësimdhënie stafi akademik në Universitetin e Iashit “Alexandru Ioan Cuza” (Alexandru Ioan Cuza” University of Iasi) Rumani

Thirrje për mobilitet mësimdhënie stafi akademik në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Iashit “Alexandru Ioan Cuza” (Alexandru Ioan Cuza” University of Iasi) Rumani.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Iashit “Alexandru Ioan Cuza” (Alexandru Ioan Cuza” University of Iasi) Rumani hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA171.

Ftohen të aplikojnë stafi akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.

Mobiliteti përfshin:

– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie.

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i kuotave: 1 (një)

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” i vitit akademik 2024-2025

(24 shkurt 2025 – 8 qershor 2025).

– Dieta ditore: 140 Euro/ditë.

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikim për aplikantët:

  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2 gjuhe angleze).
  • Personel akademik, i cili lidhet me progamin e studimit:
  • 023 Languages

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës standart të pikëzimit të udhëzuar nga Universiteti i IASI “Alexandru Ioan Cuza” në Rumani’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike.
  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta prioritet do ju jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programet “LLP- Erasmus”, “Erasmus Mundus” ose “Programi Erasmus.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje ID/ pasaportë.
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së (lëshuar në aglisht ose e përkthyer)
  • Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze.
  • Marrëveshjen e mobilitetit të firmosur nga stafi dhe eprori më i afërt (dokumenti bashkëlidhur thirrjes).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

Afati i fundit i aplikimit është 27/09/2024

Procedura e përzgjedhjes:

  1. UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  2. Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  4. Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
  5. Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës e gjeni në link:

https://www.uaic.ro/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

Formular staf _Iashi (1)

Teaching Mobility Agreement (1)