I nderuar mesues, punonjes arsimor, akademik!
Ne daten 10 Tetor 2024, nga ora 9.00 deri 17.00 , prane salles se konferencave Rilindja, Universiteti Ismail Qemali, do te zhvillohet Konferenca nderkombetare – Projekti – CRED4TEACH me titull: Ndërtimi i kompetencave: Mikrokredencializimi për rritjen dhe ekselencën e mësuesit , per promovimin e Mikrokredencialeve ne zhvillimin profesional te mesuesve ne Shqiperi.
Jane te lutur te kontribuojne mesues inovatore, administratorew shkollash dhe staf akademik per te sjelle propozimet e tyre ne kete konference ne lidhje me promovimin e mikrokredencialeve ne zhvillimin profesional ne mbeshtetje te implementimit te planit te ri te kualifikimeve per mesuesit ne Shqiperi. Programi i konferences eshte interesant duke perfshire sessione te regjistrimit, hapjes, pershendetjeve nga autoritete te arsimit, prezantime te eksperteve mbi mikrocredenciale, prezantime te partnereve te projektit CRED4TEACH, pushim kafe dhe dreke, si dhe prezantime te mesuesve dhe kerkuesve.
Pjesemarresit me punime ose jo do te pajisen me certifikate pjesemarrje te konferences dhe publikim me ISBN te punimeve te prezantuara. Gjuha e prezantimit do te jete shqip ose anglisht, sipas deshires ne 10 minuta afat kohe, ne nje nga sesionet paralele te konferences.
Kjo konference eshte e rendesishme per ju mesues , ne plotesimin e dosjes personale te kualifikimit. Pjese e konferences do te jene perfaqesues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ASCAP, ZVA Vlore, DAR FIER, etj.
Ky aktivitet financohet nga Komisioni Europian, Programi ERASMUS PLUS.
Per detaje te tjera, mund te shkruani tek koordinatorit i projektit per UV: eva.cipi@univlora.edu.al
Ju faleminderit!
Jeni te mirepritur te merrni pjese!
Regjistrohu ne linkun me poshte.
Linku i regjistrimit ne thirrjen ne shqip