njoftime

Bursa Erasmus+ për mobilitet stafi të kombinuar për mësimdhënie dhe trajnim në Universitetin Teknik të Rigës, Letoni (Riga Technical University).

Thirrje për mobilitet stafi të kombinuar për mësimdhënie dhe trajnim, në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA171 International Credit Mobility në Universitetin Teknik të Rigës, Letoni (Riga Technical University).

 

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Rigës hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA171.

Ftohen të aplikojnë stafi akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.

 

Lloji i mobilitetit në nivel Shqipërie përfshin:

 

Kriteret për aplikim për aplikantët:

  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).
  • Personel akademik, i cili lidhet me progamet e studimit te ofruar ne RTU.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore) për stafin akademik.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti.
  • Prioritet ka stafi qe i perket fushave te studimit:
  1. 0410 Business and Administration
  2. 0610 Information and Communication Technologies
  3. 0710 Engineering and Engineering Trades
  4. 0230 Languages

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Gjuha mëmdhënies është në anglisht.

  • Letër Motivimi në gjuhë angleze
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze/të huaj.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin. Duke qene se stafi është me leje, për dokumentet që duhen lëshuar nga eprori më i afërt mund të konsiderohet dhe konfirmimi nga e-mail zyrtar.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën:
  • international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 09/08/2024

 

Procedura e përzgjedhjes:

  • Faza e Nominimit
  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët aplikues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të e-mail mbi rezultatet e renditjes.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit Teknik të Rigës.
  • Faza e aplikimit

Stafi i nominuar do të plotësoj formularin e aplikimit online të RTU-së.

  • Faza e përzgjedhjes nga RTU
  • ​​Kandidatët e përzgjedhur do të vendosen në kontakt me lektorët e RTU për të caktuar të gjitha detajet e aktivitetit mësimdhënës.
  • RTU mban parasysh kriteret e përzgjedhjes si mëposhtë:
  1. Letër motivimi ku të argumentohet arsyeja e aplikimit për mobilitetin.
  2. Plani i punës së mobilitetit (preferohet sa më i detajuar)
  3. Minimumi B2 i nivelit të gjuhës angleze.
  4. Prioritet do i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti.
  5. Prioritet do i jepet stafit, i cili ka marrë ftesë prej departamentit të RTU-së që dëshirojnë të vizitojnë.

Një informacion rreth Universitetit Teknik të Rigës do të gjeni në linkun https://www.rtu.lv/en

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

 

Formular RTU

MA_MIXED _ INCOMINGS