njoftime

Trajnime me temë  “Edukimi muzikor në Pedagogjinë e Specializuar dhe në arsimin gjithëpërfshirës”&”Modele të mësimdhënies për muzikën për nxënësit me nevoja të veçanta”

Në kuadër të projektit “Studimi i ndikimit të Edukimit muzikor në Pedagogjinë e specializuar – Një qasje kërimore dhe e aplikuar” projekt PKKZH i financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI),  u përmbyllën me sukses trajnimet me temë  “Edukimi muzikor në Pedagogjinë e Specializuar dhe në arsimin gjithëpërfshirës”&”Modele të mësimdhënies për muzikën për nxënësit me nevoja të veçanta” të realizuara me pjesëmarrjen e afro 100 mësuesve të specializuar dhe mësues muzike, në qarqet Vlorë, Fier, Lushnje dhe Gjirokastër.
Ndërkohë që grupi i punes po përmbyll një pjesë të punës kërkimore  “Ndërhyrje sistematike përmes edukimit muzikor tek nxënësit me Çrregullime Intelektuale dhe Çrregullim të Spektrit  të Autizmit”  
Për të ndarë rezultatet e projektit studimor u realizua edhe Tryeza e rrumbullakët në mjediset e Fakultetit të Shkencave Humane me pjesemarrjen e studenteve te Departamentit te Edukimit.  Takimi dhe diskutimi me studentët e Departamentit të Edukimit ishte pjesë e aktiviteteve përmbyllëse të projektit. Në këtë takim lindën diskutime të shumta dhe të larmishme rreth ndikimit të Edukimit muzikor në Pedagogjinë speciale. Studentët u shprehën se argumentet nga literatura dhe studimi i realizuar lidhen ngushtë me efikasitetin e një sërë procesesh në arsimin gjithëpërfshirës.  Prej pjesëmarrjes së lartë të studentëve dhe mësuesëve në Tryezën e rrumbullakët u pa me vend nga grupi i punës, që Tryeza të shtrihej në dy ditë.
 
 Për më shumë informacion, mund të konsultoni faqen web të projektit,