njoftime

Bursa Erasmus+për mobilitet stafi në Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti – Pescara në Itali.

Thirrje për aplikim për mobilitet stafi në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti – Pescara në Itali.

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti – Pescara në Itali në kuadër të Programit “Erasmus+ KA171” fton të gjithë stafin e UV-së të aplikojnë për mobilitet, i cili përfshin :

  • Shkëmbimin e stafit akademik e ndihmës akademik, të cilët lidhen më zyrën e ndërkombëtarizimit, anëtarë të fakulteteve që punojnë me ndërkombëtarizimin ose çdo person tjetër të interesuar në aktivitetet ndërkombëtare të universitetit.
  • Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
  • Numri i kuotave: 1 (një)
  • Periudha e mobilitetit: 23-27/09/2024 për aktivitetin “Edicioni i 2-të i javës ndërkombëtare të stafit”. Programi i javës së stafit përmban një gamë të larmishme temash, duke përfshirë prezantime të universitetit, mundësi të studimi, jeta studentore, gjuha italiane dhe produktet vendase, dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishmja, rajoni i bukur i Abruzzo-s.
  • Dieta ditore: 160 Euro.
  • Shpenzime udhëtimi: Biletë avioni.
  • Afati i fundit i aplikimit është 04/08/2024

Për t’u bërë pjesë e aplikimit duhet të plotësoni formulatin në linkun :

 

https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=0Lf4QSGaXEGcaaZ5hPPQ3v5r1R-z0ehCv9rOvZOs9IBURFhDV0tGQlVNUEQxUlRNSEJJTkI0OTRQOC4u

 

Procedura e përzgjedhjes do të administrohet nga Universiteti “G. d’Annunzio” Chieti – Pescara në Itali.

Stafi, para aplikimit, duhet të ketë miratimin paraprak nga eprori më i afët, që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin në rast përzgjedhje.