Departamenti i Matematikës në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore ne Universitetin ‘‘Ismail Qemali’’ , Vlorë po organizon qe prej dates 01.07.2024 Shkollën Verore në Matematikë pa pagese me temë: ‘‘Njohuri plotësuese për maturantët në fushën e matematikës’’ .
Shkolla erore do te vazhdoje te zhvillohet deri ne daten 26 korrik 2024, gjithsej 4 jave.
Kjo shkollë verore ofron një platformë të shkëlqyer për të eksploruar thellësisht botën e matematikës, duke kombinuar mësimin teorik me aplikimin praktik të koncepteve në ushtrime.
Pjesëmarrja në këtë shkollë verore ndihmon maturantet dhe jo vetem të zhvillojne njohuri të reja në:
▼Analizë Matematike dhe Kalkulus
▼Algebër dhe Gjeometri
▼Probabilitet dhe Statistikë
▼Matematikë e Aplikuar
▼Matematikë Diskrete dhe Kombinatorikë
dhe të përgatiten më mirë për të arritur sukses në degën që do të zgjedhin për të studiuar ne universitet.
Ne dy javet ne vazhdim do te fillojne kurset:
Algjeber lineare dhe Gjeometri analitike
Nëse ka ende maturante te interesuar jane te mirepritur te vine dhe te kontaktojne me stafin e shkolles verore ne adresen:
Godina C
Salla 202, 307, 408
Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore
Universitetin ‘‘Ismail Qemali’’ , Vlorë