njoftime

Njoftim për Plotësimin e Pyetësorëve

Të dashur studentë,

Në kuadër të realizimit të pyetësorit mbi “Vlerësimin e cilësisë së mësimdhënies për lëndët e çdo programi studimi”, ju mund të jepni kontributin tuaj  nëpërmjet adresës suaj në UVMS të plotësoni pyetësorin sinqerisht dhe sa më afër së vërtetës duke qenë se opinioni juaj është  një burim i rëndësishëm infomacioni për rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. Gjatë përpunimit të të dhënave strukturat përkatëse të UV-së, ruajnë anonimatin dhe konfidencialiteitn e të dhënave tuaja.

MENDIMI JUAJ KA RËNDËSI!

Faleminderit që jeni pjesë e këtij procesi të rëndësishëm për të rritur cilësinë e arsimit të lartë në Universitetin e Vlorës!

Ju lutem kontrolloni emailet tuaja UV dhe plotësoni formularin.

Duke ju falenderuar për bashkëpunim, për çdo paqartësi jeni të lutur ti drejtoheni Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë dhe Vlerësimit Institucional  njesiasigurimitcilesise@univlora.edu.al