njoftime

Njoftim – Ftesë për ofertë

Objekti: Marrje e ambienteve me qera për nevoja të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë pranë Spitalit Rajonal Vlorë.

 

Kërkohet një ambient një sipërfaqe prej 100-120 m2 me vendndodhje jo më shumë se 100 m larg nga Spitali Rajonal Vlorë, me kapacitet prej 50 bankash.

Ambienti të jetë funksional në kuptimin e ndricimit dhe furnizimit me ujë, si dhe të ketë minimumi 1 (një)  tualet.

Ambienti kërkohet pranë Spitalit Rajonal Vlorë me qëllim mundësimin e zhvillimit të praktikave klinike pranë SRV, jo vetëm për zhvillimin e orëve mësimore me personelin e spitalit, por sidomos për akomodimin e veshjeve dhe sendeve personale të studentëve dhe hyrjen në spital me uniformën e detyrueshme për praktikë.

Subjekti i interesuar duhet të dorëzojë pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, dokumentacionet si më poshtë:

 

– Çertifikatë pronësie ose çdo dokument tjetër që vërteton pronësinë ose të drejtat mbi përdorimin e pronësisë të ambientit që ofron.

– Iban banke

– Ofertën ekonomike sipas formuarit bashkëlidhur, vlera e ofertuar duhet të përfshijë dhe tatimin në burim.

 

Në vëmendje të subjekteve të interesuara:

 

Ju do të paraqisni një origjinal ose kopjo të noterizuar  të Vlerës së ofertuar me Formularin e Ofertës (formati bashkëngjitur) së bashku me dokumetacionin e kërkuar si më lart. Dokumentacioni i kërkuar duhet të mbyllet në një zarf dhe të dorëzohet në datën 10.05.2024 ora 12:00  në adresën e mëposhtme:

 

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI”

Adresa: Rektorati (Godina A), “Bulevardi Vlorë-Skelë”, Vlorë, zarfi duhet të ketë shënimin: Ofertë për ambiente me qera për nevoja të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë pranë Spitalit Rajonal Vlorë.

 

            Vlerësimi i ofertuesve do të bëhet brenda 3 ditëve nga paraqitja e ofertave.

            Ankimimi brenda 3 ditëve nga klasifikimi përfundimtar.

 

FTESE PER OFERTE UV SRV-1