njoftime

B4Students hap thirrjen për Konkursin e Sfidave të Biznesit, në bashkëpunim me kompanitë e Grupit BALFIN

B4Students hap thirrjen për Konkursin e Sfidave të Biznesit, në bashkëpunim me kompanitë e Grupit BALFIN. Konkursi i Sfidave të Biznesit, tashmë në edicionin e katërt, është një aktivitet i dedikuar për studentët të cilët duan të testojnë e zhvillojnë aftësitë e tyre në zgjidhjen e problemeve reale të biznesit, në partneritet me B4Students.

Për çdo edicion, B4Students përzgjedh një sfidë aktuale nga një prej kompanive partnere dhe përgatit një material studimor për studentët si bazë orientimi për konceptimin dhe krijimin e zgjidhjes. Në këtë thirrje, në bashkëpunim me kompaninë On Solutions sfida fokusohet te Aplikacioni Happy .
Sfida: Cilat janë mënyrat më efektive për të rritur pjesëmarrjen e klientëve në program përmes aplikacionit Happy?

Një format konkurrimi i vlefshëm për këdo që synon të zhvillojë aftësitë e të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.  Për fituesit ofrohet shpërblim monetar, kurs trajnimi online sipas preferencës dhe mundësi praktike në Onsolutions ose rrjetin e partnerëve.

Çfarë duhet të bëni? Të dërgoni zgjidhjen tuaj për sfidën brenda datës 8 Mars, sipas udhëzimeve të dhëna në materialet bashkëlidhur. 

Linku I regjistrimit: bit.ly/bcc-apply-now

Studentët me propozimet më të mira do të ftohen t’i prezantojnë idetë e tyre përpara jurisë javën e tretë të muajit Mars. Për çdo pyetje a paqartësi mos ngurroni të shkruani në numrin 069 380 5048 (Whatsapp).

B4Students është program social i Fondacionit Mane, me fokus edukimin dhe të rinjtë. Programi i dedikohet studentëve që synojnë të avancojnë në karrierë dhe sipërmarrje, duke i krijuar mundësi të reja dhe ofruar mbështetje.