Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr.26 datë 19.02.2024 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për 1(një) vend të lirë pune në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
1 (një) personel akademik me kohë të plotë, për vitin akademik 2023-2024, pranë Departamentit të Kujdesit Shëndetësor në Fakultetin e Shëndetit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Mësimdhënie në modulet e lëndëve infermierore në veprimtaritë akademike: praktikë mësimore dhe profesionale në Fier.
- Kërkim shkencor individual dhe në grup.
- Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.