njoftime

Hapet thirrja për programin Global UGrad 2024-2025

Ambasada e ShBA ka hapur thirrjen për aplikim për programin Global UGrad 2024-2025.
PROGRAMI i Shkëmbimit Global Undergraduate (Global UGRAD) Global UGRAD – U.S. Embassy in Albania (usembassy.gov) ofron bursë për një semestër studime akademike në një kolegj ose universitet amerikan, por që nuk përfundon me diplomim.
Global UGRAD është një program i Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara i cili u jep mundësi studentëve  për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.
Aplikantët e përzgjedhur do të kenë një mundësi të ekspozohen në shoqërinë, kulturën dhe institucionet akademike të SHBA të rrisin aftësitë e tyre profesionale.
AFATI I APLIKIMIT: 15 dhjetor, 2023
KRITERET E APLIKIMIT
Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që:
Është qytetar shqiptar, mbi 18 vjeç, dhe studion në Shqipëri
Është regjistruar si student me kohë të plotë në progame studimi Bachelor të akredituara dhe ka përfunduar të paktën një semstër.
Student në vitin e parë Bachelor ose ka edhe një vit akademik për të përfunduar studimet Bachelor në universitetin e tyre në Shqipëri pas kthimit nga programi Global UGRAD.
Shfaq potencial për aftësi lidershipi nëpërmjet arritjeve akademike, punës në komunitet, dhe aktiviteteve jashtëshkollore.
Ka aftësi të mira në të folur dhe në shkrim në gjuhën angleze (për disa finalistë mund të ofrohet edhe një kurs gjuhe).
Plotësojnë kriteret e përfitimit të vizës së shkëmbimit J-1 dhe ruajtjes së statusit të saj sipas kërkesavë të programit.
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë: