Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin nr.109 datë 03.11.2023 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
Personel administrativ me kohë të plotë, në pozicionin “Mirëmbajtës”, pranë Sektorit të Shërbimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Mirëmban ambjentet mësimore dhe jo mësimore, konstatimin dhe riparimin e dëmeve për mirëfunksionimin e punës në institucion.