njoftime

UV NIS BASHKËPUNIMIN ME UNIVERSITETIN “ORLEANS” FRANCE, PËR SHKËMBIMIN E STAFIT DHE STUDENTËVE NË KUADËR TË PROGRAMIT E+ KA171. 

 

Në kuadër të programit Erasmus+  për shkëmbimin e studentëve dhe stafit, një delegacion i Universitetit Orleans, Francë; Znj. Alexandra Letourneur, Drejtuese e  Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Prof. Dashnor Hoxha, me funksionin e kërkuesit shkencor pranë Shkollës Politikenike të Universitetit Orleans Francë, zhvilluan ditën e martë, datë 24.10.2023, vizitë një ditore në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë. Qellimi i vizitës ishte prezantimi i studentëve të UV me bursat Erasmus+ që ofron Universiteti Orleans, Francë.

Sipas axhendës, delegacioni francez, fillimisht u prit nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore, Prof. Asoc. Hajdar Kiçaj, i cili i falenderoi përfaqësuesit e delegcionit francez për vizitën e tyre në FSHTN, duke garantuar angazhimin dhe përkushtimin e stafit të fakultetit për bashkëpunim mjaft rezultativ me Universitetin Orleans, Francë.

Më pas, studentët dhe staf i interesuar  i Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore,  ndoqën prezantimin nga Znj. Alexandra Letourneur, referuar Universitetit Orleans, Francë, e cila  shpjegoi  procedurat, duke u ndalur tek dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar dhe studiuar, në kuadër të programit Erasmus+, një semestër në këtë universitet. Gjatë prezenatimit Znj. Letourneur, theksoi se, pavarësisht që, prioritet për bursat Erasmus+ janë  studentët e fakultetit të Shkencae Teknike dhe Natyrore, kryesisht studentet e ciklit Master, në programet e studimit të  Inxhinierisë dhe të Shkencave Kompjuterike, studentët e programeve Bachelor, të cilët zotërojnë njohuri te mira të gjuhës Frenge, Universiteti Orleans Francë, është i hapur për të mirëpritur dhe studentë nga fakultete të tjera si Ekonomiku, apo Shkencat Humane si dhe ata studentë që ndjekin programet e studimit ku ofrohen kurse në gjuhë angleze.

Si pjesë e axhendës, delagacioni francez u mirëprit dhe në Rektorat, nga zëvendësrektorja, Prof.Asoc. Frosina Londo, Drejtorja e Drejtorise se Burimeve Njerëzore, Znj. Eloina Tozaj dhe nga Drejtorja e Drejtorisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve, znj. Rezarta Sinanaliaj.

Zëvendësrektorja, Prof.Asoc. Frosina Londo, në emër të Rektorit të UV, garantoi angazimin maksimal të të gjitha strukturave akademike dhe ndihmësakademike të UV për mirëimplementimin e bashkëpunimit me Universitetin Orleans Francë, duke falenderuar delegacionin francez për interesimin e treguar ndaj UV dhe për mundësinë që po ju ofrojnë studentëve dhe safit të  UV për të realizuar  një semestër pranë këtij universiteti cilësor, jo vetëm në Europë por dhe më gjerë.

Présentation PO 2023