Departamenti i Infermierisë, Fakulteti i Shëndetit, organizoi më datën 18 tetor aktivitetin promocional në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.
Ky aktivitet synoi të promovojë dhe informojë publikun e gjerë për rëndësinë e shëndetit të syve dhe rolin e parandalimit të verbërisë.
Shikimi si një forcë dhe një e drejtë shëndetësore dhe pavarësi, meriton të respektohet.
“Verbëria” është detyrë e çdo qytetari të respektohet, të integrohet në shoqëri dhe të ketë të drejta të barabarta me “Shikimin”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte; edukimi për verbërinë te personat e verbër dhe personat me shikim të dëmtuar, që mund të punojnë në mënyrë të pavarur, sensibilizimi dhe informimi i popullatës për të njohur verbërinë dhe format e parandalimit të saj.
Ky aktivitet u realizua nga grupi i punës i përbërë nga Majlinda Rakipaj, Denada Selfo, Sonila Nika, me koordinatore Neada Çakërri.