njoftime

Ftesë për studentët e Shkencave Kompjuterike në eventin UniHack, Rumani.

Jeni të apasionuar pas programimit dhe dëshironi të kontribuoni në zgjidhjen e një çështjeje qytetare në komunitetin tuaj?

Merrni pjesë në UniHack, një “hackathon” falas i krijuar posaçërisht për studentët që janë të apasionuar pas programimit kompjuterik, të organizuar nga Liga Studentore e Automatikës dhe Informatikës në Universitetin Politeknik të Timisoarës në Rumani. Hackathon është një event social kodimi që bashkon programuesit dhe persona të tjerë në fushën e informatikës të punojnë së bashku për një çështje të caktuar.

Eventi do të zhvillohet nga data 17 – 19 nëntor 2023 në Timisoara, Rumani (Kryeqyteti i Kulturës Evropiane 2023). Ju mund të formoni një ekip prej 2-5 personash dhe të zgjidhni nga 5 “tracks” të ndryshme për të koduar. Projektet më të mira do të fitojnë çmime me vlerë 5000 euro.

Përveç hackathon-it, ju mund të merrni pjesë edhe në Konferencën UniHack të enjten, më 16 nëntor 2023. Kjo konferencë synon të eksplorojë se si Inteligjenca Artificiale ndikon në çështjet kyçe të shoqërisë, si arsimi, qeverisja dhe legjislacioni, ndër të tjera.

Regjistrohu në faqen: https://unihack.eu/  dhe bëhu një UniHacker.

Regjistrimet janë të hapura deri më 5 nëntor 2023.

Pjesëmarrësve ju sugurohet ushqimi dhe akomodim falas. Për më shumë dhe detaje të tjera klikoni faqen https://linktr.ee/unihack_ro

UniHack_