njoftime

WORKSHOP – Promovim i kurrikules së re “Edukimi i Medias dhe Informacionit” në programet master të mësuesisë

Në datë 20 tetor 2023, ora 9.30, në kuadër të promovimit të kurrikules së re Edukimi i Medias dhe Informacionit në programet master të mësuesisë, pranë UV, ju bëjmë me dije se do të zhvillohet workshopi në ambjentet e qendrës RDC, Godina C Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.

Ftohen studentët, stafi akademik dhe ndihmësakademik të marrin pjesë.

Pjesëmarrja do të shoqërohet me certifikatë nga projekti, i cili mbështetet nga Ambasada Amerikane në Tiranë, Instituti Shqiptar i Medias dhe Universiteti “Ismail Qemali” Vlore.

Më poshtë gjeni programin.

Programi

9.30-10.00    Regjistrimi
10.00-10.30  Prezantimi i projektit
10.30-11.00  Kurrikula e re e lëndës EMI – prezantim
11.00-11.15  Pushim

11.15 – 12.00 –  Rrapo Zguri

Tema 1. “Edukimi mediatik: Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara për kontrollin dhe verifikimin e fakteve dhe për krijimin e një ëebsite-i”.

Tema 2. “Edukimin mediatik si mjet dhe mënyrë për të dalluar propagandën në media”

12.00-13.00 – Emirjon Senja

Tema 3: “Evidentimi i lajmeve të pavërteta dhe teknikat për t’i shmangur në mediat online”.

13.00-13.30 Konkluzione dhe diskutime